×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria e dështimit kapital/ Kurti, Peci, Gërvalla, Haxhiu, Hajdari dhe Vitia dështojnë keq me investime kapitale

    Aulona Konjuhi
    06 Nëntor 2025

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti para pak ditësh deklaroi se nuk do t’i ndajë mjete buxhetore për kryetarët e Komunave që, siç tha ai, “nuk dinë të punojnë” ose “vjedhin”, deklaratë kjo që u përcoll me reagime të ndryshme nga opozita dhe ekspertët e ekonomisë.

    Kjo deklaratë e Kurtit njëherit është në shpërputhje të plotë me realizimin e investimeve kapitale të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2025, raporton portali Front Online.

     

    Albin Kurti kritikoi kryetarët që nuk punojnë, por vet e shpenzoi veç 2% të buxhetit për investime kapitale

    Sipas raportit nëntë mujor financiar (Buxheti i Republikës së Kosovës) të përgatitur nga Ministria e Financave, Zyra e kryeministrit të Kosovës që udhëhiqet nga Albin Kurti ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale përgjatë periudhës nëntë mujore të këtij viti, raporton Front Online.

    Nivel të dobët të realizimit të investimeve kapitale përgjatë kësaj periudhë nëntë mujore kanë edhe disa ministra në detyrë të Qeverisë së Kosovës si:

    Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ka shpenzuar vetëm 6 për qind të buxhetit për investime kapitale. Edhe më pak buxhet për investime kapitale se Ministria e Pecit ka shpenzuar Ministria e Drejtësisë, e cila përgjatë kësaj periudhe është udhëhequr nga Albulena Haxhiu, përkatësisht 5%, raporton Front Online.

    Ministria e Tregtisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari ka shpenzuar 9 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale përgjatë periudhës nëntë mujore të këtij viti, përderisa Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia ka shpenzuar 14% të buxhetit për investime kapitale.

     

    Deputeti i PDK-së: Mos realizimi i investimeve kapitale, dëshmi e keqmenaxhimit qeveritar

    Ndaj performancës së Qeverisë Kurti në fushën e investimeve kapitale ka folur për “Front Online” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

    Shala thotë se mjetet e buxhetit po mbesin të pashfrytëzuara ndër vite, pa projekte konkrete në terren.

    “Kjo mos kulturë e Qeverisë Kurti në shpenzimin e investimeve kapitale është pasqyra më reale e një keqqeverisje dhe keqmenaxhimit të skajshëm të buxhetit, kjo praktikë e mos realizimit të projekteve dhe të bartjeve të këtyre shumave tash e 5 viteve nga buxheti në buxhet është shumë shqetësuese”, thotë Shala.

    Ai u shpreh se bartja e shumave nga një vit buxhetor në tjetrin tash e pesë vite ka paralizuar zhvillimin ekonomik.

    Qeveria e Albin Kurtit është karakterizuar me afera korruptive, thotë deputeti Shala.

    “Nuk kemi zhvillim, ekonomi, infrastrukturë dhe nuk kemi realizim të projekteve. Nuk kemi asnjë projekt të inauguruar, kjo nënkupton paaftësinë dhe politikat e gabuara të Qeverisë. Kjo qeveri është karakterizuar me nepotizëm e afera korruptive të cilat e kanë dëmtuar rëndë imazhin e shtetit”, shprehet Shala për “Front Online”.

     

    Ish-kreu i OEK: Qeveria “Kurti” me performancën më të dobët në investime kapitale

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosshpenzimin e buxhetit të paraparë për investime kapitale.

    Ai ka thënë për “Front Online” se kjo është një vazhdimësi e mos punës dhe mungesës së rezultateve gjatë katër viteve të fundit.

    Sipas tij, 800 milionë euro po qëndrojnë në thesarin e Bankës Qendrore, jo në ekonomi

    “Vazhdim i mospunës i kësaj qeverie kjo nuk dallon shumë prej viteve të tjera. Në katër vitet e fundit nuk ka arritur as minimalisht me i përmbush zotimet, diku rreth 800 milionë euro të buxhetit vazhdojnë me qëndruar në thesar të bankës qendrore dhe të mos hyjnë në ekonomi. Qeveria me performancën më të dobët ndonjëherë që e ka pasur vendi”, u shpreh Rukiqi për “Front Online”.

     

    Eksperti ekonomik: Qeveria “Kurti” i ka shkaktuar 1 miliard € dëm buxhetit të Kosovës

    Medain Hashani, ekspert i ekonomisë, ka deklaruar për “Front Online” se kjo Qeveri ka mungesë të programit të qartë buxhetor dhe njëkohësisht ka keqmenaxhim të fondeve publike.

    “Kjo Qeveri ka treguar se nuk ka një program të qartë për planifikimin e buxhetit edhe për shpenzimin e tij. Mungesa e shpenzimit të buxhetit për investimet kapitale ka ndikuar në mungesën e programit qeveritar dhe keqmenaxhimit të buxhetit që e kanë bërë nëpërmjet mos shpenzimit të tij”, deklaroi ai.

    Sipas tij, Qeveria Kurti i ka shkaktuar dëm buxhetit rreth 1 miliard euro.

    “Nga fillimi e deri tani kjo qeveri ka pasur një ngecje në shpenzimin e parasë publike se ka pasur suficit të vazhdueshëm dhe nëse ne mund të matim për katër vite kjo qeveri rreth 1 miliard euro i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit për shkak të keqmenaxhimit të tij”, u shpreh ai.

    Ai ka shtuar se pushteti aktual po orienton ekonominë kah e majta ekstreme.

    “Kjo qeveria ka ngec në shumë projekte të mëdha si autostrada e Gjilanit, Mitrovicës, Podujevës të cilat nuk i ka kryer si projekte dhe kanë shkuar gati 5 vite. Qeveria me ndikimin e saj është duke u orientuar kah e majta ekstreme se nëse vazhdon me këtë trend do të kemi ndërmarrje shtetërore dhe mbylljen e atyre private”, ka thënë Hashani për “Front Online”.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.