×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e ardhshme duhet të ndryshojë qasjen, karshi dialogut

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Qeveria e ardhshme e Kosovës, duhet të ndryshojë qasjen, karshi dialogut Kosovë-Serbi, thonë analistët për Radio Kosovën.

    Sipas tyre, presioni ndërkombëtar do të bëjë që Kosova sapo të formojë Qeverinë e re, të rinisë dialogun me Serbinë pa e pasur komoditetin që të rishikojë marrëveshjet e arritura deri tani.

    Në planin e saj qeverisës për sa i takon dialogut me Serbinë, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, fillimisht kërkon vlerësimin e marrëveshjeve të arritura nga viti 2011 e deri më 2017-të. Por, kjo nuk do të jetësohet menjëherë, pasi që presioni ndërkombëtar është mjaft i madh që dialogu Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, të rifillojë shpejt.

    Të paktën, kështu e sheh situatën analisti Arton Demhasaj.

    “Presioni ndërkombëtar, sidomos në këtë, presioni amerikan është shumë i madh për sa i përket çështjes së dialogut, madje ata kërkojnë që sa më shpejt të krijohet edhe qeveria që sa më shpejt të rifillojë dialogu, në mënyrë që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu që nuk besoj se mund të këtë mundësi ta mbajë një komoditet të tillë, për sa i përket qasjes që Vetëvendosje e ka pasur për dialogun” tha ai.

    Pa dyshim se pritet që të ndryshojë qasja, vetëm shpresojmë të jetë për të mirë të qytetarëve, thotë drejtuesja ekzekutive e Organizatës “FOL”, Mexhide Demolli.

    “Partitë opozitare që edhe fituan zgjedhjet e fundit, gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë premtuar një qasje tjetër ndaj dialogut me Serbin dhe padyshim se do duhej të jetë qasja ndryshe nga ajo e kaluara, sepse energjia që kanë marrë këto negociata për kaq shumë vite, ka bërë shumë probleme të tjera që janë më të rëndësishme për qytetarët, të mbesin në hije”, tha ajo.

    Demolli po ashtu thotë se është e nevojshme që të rishikohen marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun Kosovë-Serbi, të bëhet një analizë dhe të shihet se ku qëndron problemi rreth zbatimit të tyre. Ndryshe, muaj më parë, SHBA-ja po ashtu emëroi zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, Metju Palmer, si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Të premten, ai qëndroi në Kosovë, për të përsëritur qëndrimin amerikan; rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. IHMK...
    Lajme28 Mars 2025
    Ministria e Financave ka reaguar për mos-ekzekutimin e shtesave për disa kategori. Sipas MF-së, përgjegjësia mbi përgatitjen e listave të pagave, e...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Politikani amerikan, anëtar i Partisë Republikane, Mark Brnovich, i cili është me origjinë serbe, pritet të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara...
    Sport28 Mars 2025
    Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar....
    Vip28 Mars 2025
    Dy ish banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi janë shumë të përfolur në media rozë. Dyshja ka vendosur që...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Të paktën 153 persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 7.7 që...
    Kronika28 Mars 2025
    Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin...
    Lajme28 Mars 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.