Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se mbi 24 mijë familje do të marrin dyfishin e asistencës sociale në Kosovë për tre muaj, tetor, nëntor dhe dhjetor.
Kryeministri Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë bërë të pamundurën që të jenë në krahë të qytetarëve.
“Kemi bërë të pamundurën që të jemi krahë i të gjithëve! Tani, mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale. #vazhdojme”, ka shkruar kryeministri Hoti në Facebook.
Qeveria miraton Projektbuxhetin për vitin 2021
Ndryshe, të premten Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.