×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    "Qeveria duhet të trajtojë me kujdes humbjet e industrisë së rëndë nga pandemia"

    FrontOnline
    02 Tetor 2020
    Ndikimi i COVID-19 në ekonominë e vendit po vazhdon të krijojë sfida të paprecedenta, sidomos për industritë që varen nga punët që nuk mund të bëhen nga distanca, siç është ajo e industrisë së rëndë, derisa ndërmarrjet që operojnë në këtë industri kanë nevojë të theksuar për përkrahje nga Qeveria. Këto u thanë mes tjerash në një forum virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi ndikimin e pandemisë në industrinë e rëndë. 

    Genci Beribashi, koordinator i projektit në NewCo Ferronikeli, potencoi faktin se gjatë kohës së pandemisë mbijetesa e kompanive të industrisë së rëndë, përkatësisht metalurgjisë dhe sektorit minerar varen jo vetëm nga masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës por edhe nga tregjet ndërkombëtare që kanë ndikim direkt në përfitimet nga eksporti. Ai potencoi se veprimtaritë e Ferronikelit sjellin një vlerë të shtuar në ekonominë e Kosovës, marrë parasysh faktin se kjo kompani shënon 40% të eksporteve të vendit. Sipas tij, nga mosvazhdimi i veprimtarisë së Ferronikelit ekonomia e Kosovës ka humbur 8 deri në 9 milionë euro në muaj, ndërsa masat konkrete që mund të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar kompanitë e këtij sektori janë reduktimi i taksave lidhur me rentat minerare dhe reduktimi i tarifave për energjinë elektrike, si dhe garantimi i kredive të buta.

    Valbone Dushi, udhëheqëse e Departamentit të Industrisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, duke iu referuar disa statistikave të nxjerra nga raportet e kësaj ministrie theksoi se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është vërejtur një trend pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së industrisë prodhuese në Bruto Produktin Vendor, derisa gjithashtu cilësoi si aspekt pozitiv rënien e importeve në Kosovë. Sipas saj, disa nga problematikat me të cilat është përballur kjo industri kanë qenë ndalja e investimeve kapitale dhe atyre të huaja. Dushi gjithashtu tha se gjatë krijimit të masave kundër efekteve të pandemisë janë marrë parasysh rekomandimet nga akterët si odat ekonomike dhe komuniteti i bizneseve, gjersa shtoi se me miratimin e programit për rimëkëmbje ekonomike kjo ministri do të ofrojë më shumë përkrahje për industrinë përpunuese si dhe për sektorët e tjerë të afektuar negativisht nga pandemia.

    Hysen Vrajolli, udhëheqës i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Trepça, përmendi faktin se ndërmarrja që ai përfaqëson është goditur mjaft rëndë, marrë parasysh faktin se është minierë nëntokësore prandaj shumica e masave mbrojtëse kundër virusit siç është mbajtja e distancës nuk kanë qenë të aplikueshme për punëtorët e Trepçës. Vrajolli gjithashtu potencoi se rënia drastike e çmimeve në bursa ndërkombëtare, çrregullimet në zinxhirët furnizues dhe bllokimi i mineraleve në platforma transportuese kanë shkaktuar vonesa në përmbushjen e detyrimeve të përfshira në kontratat që Trepça ka lidhur me palë, duke krijuar kështu sfida në vete për kompaninë. Tutje, ai theksoi se Trepça është mbështetur nga Qeveria e Kosovës përmes subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë eurove gjatë muajve të parë të pandemisë, duke theksuar se subvencionimi i stoqeve do të ishte njëra nga masat më efikase për të siguruar vijimësinë e veprimtarive të ndërmarrjeve që i përkasin industrisë së rëndë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Lajme07 Janar 2025
    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë...
    Vip07 Janar 2025
    Moderatori i spektaklit të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një reagim për prime-n e mbrëmshëm, e që u komentua...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.