Një skenë e ndodhur në Masterin e Romës në tenis ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet.
Derisa po zhvillohej dueli mes kroatit Marin Ciliq dhe kazakut Aleksander Bublik, gjyqtari i ndeshjes, Greg Allensworth vendosi të pushojë paksa, shkruan FrontOnline.
Gjatë pauzës, ai nisi të largohej nga karrigia e tij, por më pas u pengua në shkallë dhe u rrëzua.
E gjithë kjo ndodhi para tenistit kroat, i cili nuk reagoi fare.
Ndryshe, gjyqtari në fjalë u çua shpejt dhe pa asnjë lëndim./FrontOnline/
Styled it out, ump! 😄#IBI21 pic.twitter.com/rUTJ7D6NKi
— Tennis TV (@TennisTV) May 10, 2021