Gazetarja dhe komentatorja e sportit në Radio Televizionin Publik të Kosovës “RTK”, Qëndresa Krelani, ka folur me emocione për rastin e Christian Eriksen. Futbollisti danez humbi ndjenjat duke u rrëzuar në tokë për disa momente gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, e cila u zhvillua sot në Kopenhagë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro2020”.
“Qeqa” e ftuar në emisionin “Golazo” në SuperSport, ishte e lumtur që Eriksen i shpëtoi më të keqës dhe se është më fat që ka një rast të dytë, pasi babai i saj nuk e kishte fatin e tij.
Ajo në emocione tregoi për rastin e babait të saj, i cili kishte vdekur në fushë pas një arresti kardiak.
“Babain e kam humbur. E ka pësuar sulmin në fushë deri sa ka qenë duke luajtur futboll. Dikush e ka fatin që të ketë rastin e dytë e dikush jo. Unë e di për familjet që kanë përjetuar këso momente, si është një rast i tillë, unë uroj që ky rast mos të përsëritet më”.
Babai i Flakës, Fatlik Krelani ka qenë ish-futbollist i Vëllaznimit, Flamurtarit, Borcit dhe Lepencit në Kosovë.
Eriksen në fund të pjesës së parë, u rrëzua në tokë pa ndjenja. Për dhjetë minuta, stafi mjekësor i Danimarkës intervenuan duke e rikthyer në jetë yllin danez.
Mesfushori danez nga fusha u largua me barelë dhe më pas u dërgua në një nga spitalet e Kopenhagës për të vazhduar rehabilitimin./Insporti/