Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian “Euro 2020” u zhvillua mbrëmë mes Italisë dhe Turqisë.
“Azzurrët” e drejtuar nga Roberto Mancini e fituan këtë ndeshje me rezultat bindës, 0:3, shkruan FrontOnline.
Këtë ndeshje e ka komentuar edhe gazetarja e mirënjohur e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani.
“Qeqa” nuk është e befasuar me këtë rezultat, derisa në “RTV Ora” deklaroi:
“Turqit janë të mirë për donera, për bakllava për kafe turke, futbollin le ta lënë. Shiko se çfarë i bënë në Itali. Për mua futbolli turk është trafik dhe i zhurmshëm”.
Kampionati evropian ka nisur mbrëmjen e kaluar dhe do të përfundojë më 11 korrik./FrontOnline/