Çështja e ftesave për futbollistët e Superligës në Përfaqësuesen e Kosovës ka bërë bujë kohëve të fundit në vendin tonë.
Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani, shkruan FrontOnline.
“Qeqa” ka deklaruar se futbollistët vendorë meritojnë më shumë respekt nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
“Unë kam kontakt me gazetarët anglez dhe ata dëshirojnë të informohen nëpërmjet meje dhe kur ata më pyesin se cili është sulmuesi më i mirë në Superligë unë u them Mirlind Daku. Ata më pyesin se sa ndeshje i ka me përfaqësuesen unë duhet t’u them asnjë”, ka deklaruar “Qeqa” në KTV.
“Daku është ftuar pas shumë zhurmave që kemi bërë. Duhet pak më shumë respekt për Superligën, pasi e bindur jam se po t’i kishin kushtet e njëjta futbollistët e Superligës. E bindur jam se po t’i kishin kushtet e mira klubet e Superligës, e bindur jam se ata që luajnë jashtë nuk do të kishin gjasa të kishin hapësirë brenda përfaqësueses”, tregoi ajo.
Për fund, ajo iu drejtua edhe mbrojtësit të Ballkanit, Armend Thaqit me një mesazh pasi edhe ky i fundit u ftua nga Kosova:
“Armend fytyrën mos na merrni, keni rastin për t’i dëshmuar vlerat. Më vjen mirë që është ftuar Mirlind Daku”./FrontOnline/