Ajo në postimin e saj thotë se nga policia e ka kuptuar se nuk ishte rasti i parë i tillë dhe se 8 qenë endacakë ia kanë shkatërruar kerrin.
Qytetarja ka kritikuar komunën e Prishtinës në menagjimin e qenëve endacakë.
Ky është postimi i saj:
Tung NP,
Po e ndaj nje shqetesim me ju! Nuk i dihet mundet me i ndodh prap ndokujt. Mbasi qe me ka ndodh mua kuptova nga policia qe nuk isha une rasti i pare.
Te enjten ne oret e hershme te mengjesit, diku 8 qene endacak me kane shkatrru kerrin!
Qent hajnë edhe kerre!
Ky pra është vendi ku jetojmë, kjo është komuna që na udhëheq. Dështim total në t’gjitha nivelet!
Edhe sa viktima duhet t’kemi që t’merren masa?!
Edhe sa deme duhet me ndodh qe te merren masa?!
Policia nuk shkruan raport se nuk ka kujt t’ja adresoj, thote “shko ankohu n’Komunë”.
Komuna e Prishtinës – Kujt ti drejtohem në Komunë, departamentit të “qenve endacak”?! Trishtim. Dështim. Dëshpërim.