Në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë një person i gjinisë mashkullore është sulmuar nga qeni.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa në polici është shoqëruar pronari i qenit.
Pas intervistimit, i njëjti është liruar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 24.12.2022 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qenë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.