Një grua është sulmuar nga një qen në Gjakovë, policia ka arrestuar pronarin e tij.
Policia njofton se i dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Asonis Beci, Gjakovë 17.12.2022 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që qeni i tij kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.