×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndron Kastrati tregon se a do të rikandidojë për kryetar të Kamenicës

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ende s’ka vendosur nëse do të kandidojë për një mandat të dytë.

    Ai ka thënë s’ka pasur kohën e mjaftueshme për të vendosur për një gjë të tillë.

    “Kam thënë që do të vendos në intervistën e radhës, por duke pas parasysh angazhimet dhe punën edhe për pandeminë dhe për vërshimet, s’kam pas kohën e mjaftueshme të konsultohem e të vendos për një gjë të tillë. Në zgjedhjet lokale, ne që kemi ende përvojë, ka kohë ende për të parë cilat janë proceset, mendësia dhe a kanë nevojë qytetarët për një udhëheqje të tillë edhe për katër vjet, sepse unë e paraqes vetëm ofertën. Jam munduar të krijoj një standard si duhet të jetë kryetari. Jam i kënaqur deri diku dhe është te qytetarët të vendosin se si duan të qeveriset komuna e tyre në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Kastrati në KTV.

    Në mandatin e parë, Kastrati u përfol më së shumti për çështjen e reformave në arsim. Ai vendosi për mbylljen e disa shkollave ku kishte pak nxënës për t’i bashkuar me disa të tjera. Kjo nxiti reagime të ashpra te qytetarët e madje edhe protesta.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.