Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli lidhur me avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civil.
Marrëveshje do të ofrojë mbrojtje nga të gjitha diskriminimet për shërbyesit civilë dhe do të ofrojë edhe avancimin e bazës ligjore dhe mekanizmave përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjit për Barazi Gjinore dhe Ligjin e Punës.
“Me drejtoreshën e Qendra Kosovare për Studime Gjinore Luljeta Demolli nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civil dhe avancimin e bazës ligjore dhe mekanizmave gjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjit për Barazi Gjinore dhe Ligjin e Punës. Përherë të përkushtuar për të qenë në anën e barazisë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha Kastrati.