Qendra e Numërimit dhe Rezultateve njofton se nesër më datë 19 shkurt fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve pas vendimit të KQZ-së.
Numërimi do të vëzhgohet nga 16 vëzhgues për një subjekt politik dhe fillon në ora 08:30.
Njoftimi i plotë nga QNR:
Ju njoftoj se nesër, më 19.02.2021, do të bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së. Numërimi fillon në orën 08:30, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) vëzhgues për një subjekt politik kanë të drejtë të vëzhgojnë.