Reperi amerikan Takeoff, nga grupi “Migos”, është qëlluar për vdekje në moshën 28-vjeçare në Hjuston, Teksas.
Një përfaqësues i muzikantit, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, e konfirmoi lajmin për Associated Press.
Migos ishin një nga grupet më me ndikim të brezit të tyre, duke krijuar një stil të repit të njohur si treshja stakato me emrin “Rrjedha e Migos”, raporton BBC.
Grupi, i cili u nda në fillim të këtij viti, pati disa hite ndërkombëtare duke përfshirë Bad and Boujee, Versace dhe Walk It Talk It.