×
  • Lajme
  • Lajme

    Qelaj: Politikat sociale nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar një tryezë lidhur me të gjeturat pas takimeve të mbajtura në disa komuna të Kosovës lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve.

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se është fakt që komunat janë autoriteti që ballafaqohet me problemet përditshme dhe praktike të jetesës.Po ashtu, ai shtoi se fakt është edhe ajo që pavarësisht politikave të mira të qeverive lokale, sipas tij shpesh mungojnë kapacitetet për të mbuluar të gjitha nevojat e qytetarëve dhe se është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe koordinimi me pushtetin qendror.

    “Është fakt se komunat janë autoriteti që ballafaqohet me problemet e përditshme dhe praktike të jetës së qytetarëve dhe nga puna e qeverisjes lokale është e varur marrja e shërbimeve të domosdoshme që ndikojnë në mirëqenien dhe jetën e qytetarëve. Siç është fakt edhe ajo se pavarësisht politikave të mira të qeverive lokale shpesh mungojnë kapacitetet për të mbuluar të gjitha nevojat e qytetareve, prandaj edhe është e domosdoshme bashkëpunimi dhe koordinimi me pushtetin qendror. Ndërtimi i politikave që janë në përputhje me nevojat e komunave dhe trajtimi jo diskriminues duke vendosur prioritet që mbështesin secilën komunë dhe qytetarët e tyre”, ka thënë Qelaj.

    Ai tha se është e qartë se politikat sociale akoma nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale duke mbisunduar politikat zhvillimore në infrastrukturë, e që edhe përkundër investimeve në shumë raste nuk kanë plotësuar nevojat elementare dhe jetike, si furnizim me ujë të pijes, kanalizimit të ujërave të zeza.

    “Me këtë rast më shumë rëndësi, është më i theksuar fakti që edhe përkundër thirrjeve publike deri sot qeveria nuk e ka vendosur në agjendë legjislative Ligjin për financimin e pushtetit lokal, ku do të parashiheshin edhe granatet specifike për çështje sociale”, ka thënë Qalaj.Ndërkaq edhe Cornelia Taylor, UD Shefe e Misionit të OSBE- së në Kosovë, ka thënë se e mbështesin dialogun mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe mundësin për të mbrojtur të drejtat e e Njeriut.“Ne e dimë që ngritja e ankesave sinjalizon besimin në institucionin e Avokatit të Popullit dhe mundësinë tuaj për të mbrojtur të Drejtat e Njeriut, por progresi i vërtetë kërkon jo vetëm dialog por kërkon veprime vendimtare për të zbatuar rekomandimet tuaja dhe mendoj se është një raport i gjerë e i gjatë për këtë”, ka thënë ajo.

    Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq tha se komunat e vogla nuk kanë kapacitet qe t’i ushtrojnë këto kompetenca që në nivel të tyre sidomos në gjithë përfshirjen sociale, e që sipas tij janë shumë komplekse dhe përfshijnë një numër të madh shërbimesh.

    “Kam nxjerr përfundimin se komunat e vogla nuk kanë kapacitete që t’i ushtrojnë kompetencat në nivel të tyre, sidomos në gjithë përfshirjen sociale ose shërbime sociale. Shërbimet sociale janë shumë komplekse dhe përfshijnë një numër të madh shërbimesh të cilat komunat nuk kanë kapacitete, kështu që ne kemi punuar që t’i ndihmojmë nga institucionet qendrore që të arrijnë një nivel më të lartë dhe do duhej të kenë një propozim të asaj qe kemi quajtur grant specifik ose të posaçëm që do duhej të ndahej nga qeveria”, tha Rashiq./eo/

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar shërim të shpejt shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas zbulimit të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mustafë Hyseni, pasi e ka pranuar fajësinë, u dënua të premten me 6 muaj burg, të cilët iu zëvendësuan me një gjobë...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Armend Muja, deputet i VV-së, ka komentuar sondazhet e përfolura së fundmi të partive politike. Sipas Mujës, në dy vitet e fundit,...
    Të tjera
    Vip08 Nëntor 2024
    Gjesti ka vazhduar debatin me Xhenetën duke e kritikuar ashpër për mënyrën e saj të komunikimit. Ai vazhdoi t’a kritikojë Xhenetën që...
    Vip08 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë vazhduar debatin e tyre e ku nuk e kursyen njëri-tjetrin nga shumë fjalë. Teksa Gjesti kërkonte nga Xheneta...
    Vip08 Nëntor 2024
    Sara dhe Burimi kanë krijuar një ‘emision’ brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. ‘Pyetje pafund’ e kanë...
    Vip08 Nëntor 2024
    Kërkesat e Burimit ndaj ‘Vëllait të Madh’ janë të panumërta dhe nga më të ndryshmet. Kësisoj, banorët e sfiduan për një lëng...
    Vip08 Nëntor 2024
    Sara dhe Burimi dhe nisur ‘emisionin’ e tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. Driloni ka qenë...
    Vip08 Nëntor 2024
    Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti dhe Gresa kanë vendosur që të flenë sërish së bashku. E raportet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.