Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrrullah Çeku, ka deklaruar në Kuvend se me 9 qershor do të përurohet shtatorja e legjendës së futbollit dhe ish-kryetarit të FFK-së, raporton Front Online.
Ai më tutje u shpreh se parku i paraparë me emrin e të njëjtit nuk do të ndërtohet pasi kufizimet e UEFA-s nuk e lejojnë një gjë të tillë.
“Bashkë do të e përparojmë më 9 qershor në përvjetorin e vdekjes, sa i përket parkut të Fadil Vokrrit nuk do ta bëjmë sepse nuk ka vend të mjaftueshëm sipas kushteve të UEFAS kjo nuk na lejohet”, ka deklaruar Çeku.
Shtatorja e Vokrrit do të vendoset te stadiumi në Prishtinë.
Çeku këto komente i bëri pasi iu përgjigj pyetjeve parlamentare të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu. /Front Online/