×
  • Lajme
  • Lajme

    Qehaja: Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar, problem për përfshirjen e tyre në shkollim

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar është një problem i madh, që po ndikon negativisht në përfshirjen e këtyre fëmijëve në shkolla, vlerëson njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Qehaja u shpreh se trendi në rritje i numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuar kërkon një reagim të fuqishëm institucional, duke theksuar se përkrahja duhet të shkojë përtej asistenteve.

    Sipas tij, është e domosdoshëm edhe një subvencionim për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar si dhe përmirësimi i kushteve infrastrukturore në shkolla.

    “Mungesa e asistentëve është problem në vete, por edhe trendi në rritje i fëmijëve me aftësi të kufizuar po ashtu është në rritje, që do ta na rikthehet si problem në rritje që meriton një vëmendje dhe reagim shumë të fuqishëm institucional, që mund të na kufizojë në numrin e asistentëve. Shkon përtej saj, shkon në përkrahjen që shkolla na ofron për fëmijët, kushtet infrastrukturore, në mënyrë që mund të na garantohet gjithëpërfshirja shumë e barabartë në çdo ambient dhe në çdo shkollë”, tha Qehaja.

    “Fatkeqësisht kushtet jo të mira, mungesa e asistentëve është problem që i cenon edhe ata të gjithë në të ardhmen e tyre brenda arsimit, por edhe më gjerë”.

    Qehaja theksoi se kjo çështje duhet të marrë vëmendjen e duhur për të garantuar arsim të barabartë për të gjithë fëmijët, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuar dhe të krijohen mekanizma që sigurojnë përfshirjen e tyre të plotë në sistemin arsimor.

    “Një statistikë të saktë nuk kemi pasi që raporti nuk është çdoherë i sinqertë. Nuk është problem numri i fëmijëve në shkolla, por kapaciteti i shkollave”, tha Qehaja. /EO/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Policia Rajone e Gjakovës ka njoftuar se Plani i saj operativ për rritjen e sigurisë në trafik ka dhënë rezultate, duke ndikuar...
    Lajme11 Prill 2025
    Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në një postim në...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,...
    Të tjera
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën, pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”. Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet...
    Sport11 Prill 2025
    Fundjava sjell duelet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën në Gjakovë pritet përballje e zjarrtë...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Avni Dehari, gjatë regjistrimit si deputet në Kuvend, tha se për të është njësoj me këdo që...
    Lajme11 Prill 2025
    Në mbledhjen e sotme Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar në pjesën sa ishte e hapur për media...
    Front TV11 Prill 2025
    Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar...
    Lajme11 Prill 2025
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të ZRRE-së ku janë miratuar propozimet për rritjen e të hyrave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.