Në Klinikën e Pulmologjisë numri i rasteve të pacientëve me Covid-19 është rritur, derisa prej tyre 70 janë me oksigjeno-terapi. Por, përveç pacientëve në këtë Klinikë 90 % e stafit mjekësor është infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Sipas pulmologut Musa Hoxha, 90 për qind e stafit të kësaj klinike e kanë tejkaluar infektimin me virus dhe tani po ndihen më të relaksuar sa i përket vazhdimit të punës.
“Të them të drejtën ne e dimë se për tu menaxhuar një pandemi, duhet të bëhen shumë përgatitje edhe sa i përket aspektit të resurseve humane, stafit mjekësor me stafin infermier dhe stafin mbështetës edhe sa i përket logjistikës së furnizimit të vazhdueshëm me oksigjen përmes bombolave të gazit po edhe në aspektin e furnizimit me material mbrojtës për covid 19”, thotë Hoxha.
Edhe përkundër nevojës së trajtimit të pacientëve të infektuar me Covid 19 , me plazmë të gjakut nga pacientë të tjerë të shëruar nga ky virus, thuhet se kjo metodë ende nuk ka filluar në Klinikën e Pulmologjisë.
“Të them të drejtën në klinikën tonë, jemi klinikë që jemi edhe në diagnostifikimin e rasteve dhe rasteve në pritje, tash kemi edhe raste post covid edhe nuk kemi filluar me dhënien e plazmës “, tha Hoxha.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve të shtrirë nëpër institucione shëndetësore në këtë kohë është rreth 800, por sipas U.D i drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, ky numër nuk tregon se jemi drejt një kolapsi.
Por ai ka thënë se situata duhet të menaxhohet dhe të mërren masa para se të bëhet vonë.
“Deri sa jemi nën 1000 mund të themi lirisht se mund të menaxhohet kjo situatë, por edhe përkundër të kësaj që mund të menaxhohet unë kisha bërë thirrje që duhet të merren masa që mos të presim që të futemi në atë zonë kolapsi sa i përket menaxhimit të rasteve dhe të shtruarve në klinika”, tha Hoxha për Front Online.
Kujtojmë se vetëm sot gjatë 24 orëve shifra e të infektuarve ka arritur në 704 raste dhe janë shënuar 5 vdekje.