×
  • Kronika
  • Kronika

    Që nga 2018 mbeti pa u miratuar projektligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Më 2018 është hartuar një projektligj për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, ende pa miratim.

    Për afër dy vite ka qenë në krye të institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

    Agron Selimaj, ish shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë pas dorëheqjes, është angazhuar si avokat.

    Këtë profesion e ushtron edhe tash.

    Kështu ka konfirmuar shkurt për televizionin vetë Selimaj.

    Ndërkohë, në Kosovë nuk ka një rregullim ligjor që saktësisht definon çfarë pune mund të kryejnë ish drejtorët e AKI-së e çka iu ndalohet.

    Se një gjë e tillë është problematike, e pranojnë edhe në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.

    Kryetari i këtij mekanizimi, Fatmir Xhelili thotë se do të tentohet të arrihet një rregullim për këtë çështje.

    Pos drejtorit të AKI-së, informacione të rëndësishme kanë edhe ish zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin, kryeparlamentarin, kreun e Policisë, etj.

    Ndërkohë, ne vitin 2018 ishte iniciuar një projektligj, për mbrojtjen e informacionit të kalsofikuar në përgjithesi.

    Ndërsa, brenda këtij ligji ishte menduar të rregullohej edhe çështja e ish zyrtarëve të lartë, që kanë pasur qasje në informacion të klasifikuar.

    Me këtë projektligj parashihej themelimi i një Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

    Njohës të çështjeve juridike në vend, e konsiderojnë si tejet të nevojshëm miratimin e këti projektligji.

    Juristi Kushtrim Palushi, thotë se aktualisht personat që kanë qajse në informacion të klasifikuar, lehtë mund ta keqpërdorin atë.

    Sipas Palushit ky ligj do të rregullonte edhe çështjen e përgjegjësisë së zyrtarëve pas përfundimit të mandatit.

    Televizioni, për disa ditë ka pritur përgjigje nga Zyra e Kryeminsitrit, në lidhje me këtë projektligj dhe mundësinë që i njëjti të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, por të njëjtit nuk janë deklaruar.

    Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për mbrojtjen e infomacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në Llaushë të Skenderajt u bë zbulimi i memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Numër i madh...
    Front TV28 Nëntor 2024
    Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mikpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryekuvendari Glauk Konjufca së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë bërë homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit në Prishtinë. Konjufca tha se...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë , Bajram Begaj ka uruar sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është pezulluar nga puna, për shkelje të rëndë. I...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë i ftuar në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.