×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj: Sfida dhe nevojat për përmirësimin e operacioneve të Policisë në veri

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i nevojshëm. Ai theksoi se disa operacione mund të ishin kryer ndryshe.

    “Policia ka qenë shumë e angazhuar në pjesën veriore të vendit dhe ato angazhime kanë qenë të nevojshme për mbulimin e terrenit. Atje ka pasur një vakum institucional dhe Policia ka qenë e detyruar të sjellë policë nga rajonet dhe stacionet tjera, duke e ngarkuar kështu Policinë e Kosovës me shumë punë dhe duke ndikuar në sigurinë e vendit. Pas kësaj, ka pasur më pak policë në stacionet e tjera, ndërsa në veri ka pasur një numër të shtuar të policëve për të mbuluar stacionet, që ka kërkuar operacione të ndryshme. Disa kanë qenë të suksesshme, ndërsa ka pasur edhe operacione që do të ishin realizuar ndryshe. Kjo nuk varet nga policët, por nga hierarkia komanduese dhe menaxhmenti i policisë”, theksoi ish-drejtori i Policisë.

    Sipas Qalajt, orari i stërzgjatur në veri ka qenë i rënduar dhe keqmenaxhuar, dhe ka pasur ankesa nga ana e policëve.

    “Mendoj që duhet të merret parasysh menaxhimi i orarit të policëve, pasi ka shumë ankesa se ata po punojnë në orar të zgjatur, që ndikon në lodhjen dhe shëndetin e tyre. Duhet të merren masa kreative që policët të jenë në gjendje të kryejnë shërbimet sa më mirë. Menaxhmenti ka përgjegjësinë për të bërë zgjedhjet e duhura dhe për të shmangur oraret e stërzgjatura. Mos të harrojmë se para disa ditëve ndodhi një aksident ku u lënduan gjashtë policë, dhe sipas meje, kjo ka qenë pasojë e orarit të stërzgjatur dhe lodhjes që ndodhi,” theksoi ai.

    Sa i përket sigurimit shëndetësor të Policisë, Qalaj tha se në situata të rrezikut të lartë në veri, duhej të merreshin masa të menjëhershme, pavarësisht asaj që thotë Qeveria për proceset ligjore që kërkojnë kohë.

    “Mendoj që në situata emergjente, kur policët ballafaqohen me rrezikun e jetës, duhet të shmangen procedurat dhe të rregullohet menjëherë çështja e sigurimit shëndetësor dhe jetësor. Policia e Kosovës ka kërkesa të tjera, përfshirë mirëqenien e tyre dhe plotësimin e nevojave jetike. Po funksionon Policia e Kosovës pa pajisje bazë, pa uniforme dhe këpucë, dhe kjo është turp që të përmendet. Nuk ka reagim nga menaxhmenti, Ministria e Brendshme apo Qeveria. Besoj që kjo çështje do të rregullohet shumë shpejt”, përfundoi Qalaj. /FrontOnline/

    Veriu nën tension/ Ndërrimet e gjata të Policisë në veri

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin e arbitrazhit për pronësinë e Hotelit Grand. Ajo ka thënë se...
    Lajme04 Janar 2025
    Situata në pikat kufitare të Kosovës, ku ka pritje të gjata të qytetarëve për të dalë nga Kosova, s’ka përmirësim, shkruan Gazeta...
    Lajme04 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë do të rrezikonte jetën...
    Lajme04 Janar 2025
    Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një përvojë të paharrueshme gastronomike, restoranti Cassava është zgjedhja ideale....
    Vip04 Janar 2025
    Një debat i fortë është zhvilluar mes Rovenës , Gresës e Vullnetit. “Në ‘Prime’ ty tu tha nuk ka lidhje nëse je...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Arrestimi i një grupi oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit gjatë dy viteve të fundit si pjesë e hetimeve të SKY...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Nata e së shtunës ishte më e ftohta e dimrit deri më tani. Tashmë priten reshje të rrezikshme të akullta në pjesë...
    Vip04 Janar 2025
    Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ka qenë e ftuar në Klan...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.