Drejtori i Përgjithshëm i Poliucisë, Rashit Qalaj në emisionin “Desku” Nuk ak dhënë shumë detaje për sa i përket aksionit në Karaqevë.
Qalaj i pyetur nëse ish kryeministri Albin Kurti ka refuzuar këtë aksion për shkak se siç ka thënë ka qenë i rrezikshëm, Qalaj nuk ka dashur ta komentoj por vetëm ka thënë se për aksionet nuk bisedohet jashtë Policisë.
“Ajo që mund të them është se hetimi ka filluar gati një vit më parë, i përbashkët i Policisë, me Inspektoratin, nën udhëheqjen e Prokurorisë në Gjilan. E kemi ditur dhe ka pas veprime të koordinuara”, ka thënë ai.
Javë më parë në Karaçevë të Kamenicës u arrestuan 35 persona për kontrabandim me mallra e bixhoz të paligjshëm. Në mesin e tyre ishin 12 policë. Më pas aksioni vazhdoi në komuna të tjera duke e çuar totalin e të arrestuarve në 61.
Sipas Qalajt, rezultati përfundimtar i sekuestrimeve në këtë rast do të publikohet pas përfundimit të të gjithë operacionit./Front Online/