×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj mban takim virtual me menaxhmentin e Policisë së Kosovës, diskutohet për pandeminë e COVID-19

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Pas takimit që pati sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe inspektor nga të gjitha nivelet lidhur me aktivitetet e përgjithshme në luftën kundër pandemisë COVID 19, ka mbajtur takim virtual me manaxhmentin e Policisë së Kosovës.

    Qalaj në takim me drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore (DRP) dhe me drejtorët e DRP-ve të kufirit, fillimisht ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me takimin që ka pasur sot, më pas ka përcjellë falënderimin e institucioneve të vendit rreth angazhimit të policisë në teren.

    “Qalaj, kërkoj angazhim të përgjithshëm të të gjithëve pa përjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID 19. Drejtorët rajonal duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtarë të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në teren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të arrijmë të kemi më pak të prekur nga pandemia. Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pa kompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

    Gjithë të pranishmit në takim, e në veçanti drejtorët e DRP-ve, u zotuan se do të mbajnë lartë angazhimet e tyre në drejtim të shtimit të masave parandaluese në aspektin policor.

    “Policia e Kosovës, me këtë rast i bashkëngjitet apelit të përgjithshëm të institucioneve shëndetësore e qeveritare, që të gjithë pa përjashtim të kenë kujdes të shtuar ndaj përhapjes së pandemisë dhe të respektojnë ligjin dhe vendimet e institucioneve të vendit, përndryshe nga Policia e Kosovës do të ketë zero tolerime për shkelësit e ligjit”

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Lajme13 Janar 2025
    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin këtë të hënë para...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij së...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...
    Vip12 Janar 2025
    Një fjalë e Drilonit gjatë mbrëmjes së sotme ka acaruar Xhenetën. “Të por*** në fytyrë”, u shpreh Driloni ndaj saj, ndërsa Xheneta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.