×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj: Gjendja në veri para shpërthimit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka quajtur hipokrizi deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit, sipas Qalajt, kishte deklaruar se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar siguri në mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës.

    “Gjendja është me keq sesa që mendohet. Duket kohë pas kohë që është e qetë, por atje gjendja jo që është e tensionuar por është para eksplodimit”, kështu ka vlerësuar ish-drejtori i i Policisë.

    Qalaj tutje e ka akuzuar Ministrin e Punëve Jashtme, Xhela Sveçlën, duke thënë se ky i fundit është duke u marr me detyrat teknike të Policisë, që do të duhej të merrej drejtori i Policës së Kosovës.

    “Ministri i Brendshëm më së paku është duke u merr me punët e ministrisë që drejton. Ai është duke u marrë me punët e Policisë edhe atë punë teknike të Policisë së Kosovës. Nganjëherë Sveçla po bëhet edhe zëdhënës i Policisë”, ka theksuar ai, në RTV Dukagjini.

    Më tej, ai ka pyetur se a e ka parë ndonjëherë dikush Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Policës së Kosovës, Fehmi Hotin së bashku me të parin e Punëve të Brendshme në veri të Kosovës.

    “Sveçla as nuk e fton, sepse ai është ekspert se ku duhet të vendosen njësitë policore të Kosovës. Poashtu po bëhet si një ekspert i ndërtimtarisë se ku duhet të vendosen kontejnerë në veri të Kosovës. Merret me punë që nuk janë të tij. Ai duhet të  merret me Ministrin e Punëve të Brendshme edhe t’i lë ekspertet që të bëjnë punë e tyre”, ka theksuar ai.

    Qalaj e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Sveçlës, pasi ky i fundit, sipas Qalajt, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme në garantimin e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Të tjera
    Sport08 Maj 2024
    Një incident i pakëndshëm është raportuar para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku tifozët e Real Madridit janë filmuar duke kënduar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga 29% të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. KSHZ tashmë ka numëruar më shumë se...
    Vip08 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Sllovenisë në Eurovision, Raiven, siguroi vendin e saj në finalen e madhe të këtij konkursi të famshëm europian me performancën...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Izet Mexhiti nga VLEN në një konferencë për media tha se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. Ai shtoi se institucionet...
    Sport08 Maj 2024
    Fiorentina ka kaluar në finale të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 4-3. Ndeshja nisi furishëm për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.