×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    QAK konfirmon se në kontratë e ka edhe arbitrazhin ndërkombëtar (VIDEO)

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Gjatë një fjalimi të dytë në seancen e djeshme në Kuvendin e Kosovës, Minsitri Arban Abrashi tha se nuk ka një kontratë direkte me operatorë të homologimit.

    Por, një gjë të tillë e ka mohuar Qendra e Automjeteve të Kosovës, që përmes një kumtese ka konfirmuar se diçka të tillë, megjithatë ka.

    Këtë debat të zhvilluar në seancën e parlamentit e vlerësoi si jo korrekt dhe jo etik, Qendra e Automjeteve të Kosovës EUROLAB. Sipas tyre ky diskutim kishte vetmin qëllim trumbetimin për përfitime elektorale dhe përfitime politike.

    QAK EUROLAB, ndjen keqardhje për diskutimin jo-përmbajtësor e të pasaktë që parashtruan në seance disa deputetë. Ata si subjekt i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, shprehën indinjatën e thellë për informatat e pasakta qe u hodhën ne adresën tonë.

    Sipas tyre e drejta e deputetëve për nisma ligjore është një e drejt themelore e përfaqësimit demokratik të ideve dhe propozimeve qofshin ato individuale apo grupore mirëpo para çdo nisme duhet vlerësuar impaktin dhe implikimet eventuale në relacionet bilaterale për te shmangur pasoja të mundshme financiare për BKK por dhe për devijimin e rregullsisë se funksionimit te sektorit ne te gjitha hallkat e tij, raporton Klan Kosova.

    ”QAK EUROLAB është i përkushtuar të vazhdoj ofrimin e shërbimeve te besuara gjatë periudhës ligjore të autorizimit mbi bazën e kompetencave të autorizuara dhe afatit të pritur përputhje me Ligjin 05/L-132 dhe aktet tjera te miratuara e të nënshkruara.

    Pavarësisht nismave te tilla qe nuk përkojnë as me praktikat e mira ne jemi të vullnetshëm të bashkëpunojmë me institucionet dhe të kontribuojmë profesionalisht për të ruajtur dhe mbrojtur interesin e përgjithshëm të qytetarëve për aspektet e shfrytëzimit te automjeteve”, thuhet në reagimin e tyre.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.