Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që ta refuzojë pjesërisht apelin dy subjekteve politike lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar listën e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt politik.
Në vendim, i jepet rëndësi edhe rekomandimit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, që sugjeroi të certifikohen të gjitha listat e subjekteve politike, e të cilin PZAP e konsideron në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Përkunder verifikimit nga ana e KGJK-së bazuar në kërkesën e ZRPPC-së dhe gjetjeve si në përgjigjen e KGJK-së, ZRPPC-ja hedh dyshime ne saktësinë e te dhënave te perfshira ne kete përgjigje, e qe kjo bie ne kundërshtim me nenin 329 paragrafi 1 i LPK-se, me të cilin përcaktohet: “ShIcresa të cilën e ka hartuar ne formen e calauar organi shteteror brenda kufijve të kompetencës se vet, si dhe shkresa të cilën në formë të titlë e ka hartuar ndërmarrja apo organizata tjeter në ushtrimin e autorizimeve publike që i jane besuar me ligj (dokumenti publik), provon saktësinë e asaj që konfirmohet apo caktohet në te”, thuhet në vendim.
Tutje, PZAP thotë se rekomandimi i kësaj zyre ishte në kundërshtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Rekomandimi i ZRPPC-se, po ashtu ka qene ne kundërshtim me pikën -11-, të dispozitivit të Aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Veprimet verifikuese dhe hetuese të ZRPPC-së, kane qene ne përputhje me nenin 26 te LZP-se, mirëpo rekomandimi nuk ka qene në përputhje me dispozitat ligjore të LZP-se, për arsye se: Me nenin 26 paragrafi I i LZP-se, përcaktohet se: “Zyra i ben një rekomandim të shkruar KQZ-se për ose kundër certifikimit të seciles listë të kandidateve të pranuar jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas afatit per donezim të listave”. Me nenin 26 paragrafi 3 i LZP-së, përcaktohet se: “Nese Zyra vendos që lista e kandidateve nuk permbush dispoziten e mesiperme, në atë rast e njojion subjektin politik ne Sale që të korrigjoje listën e kandidateve në periudhen brenda pesë (5) ditëve te punes, duke dhënë crrsyetiminlet/ se perse lista e tyre duhet korrigivar”, thuhet tutje në këtë vendim.
PZAP thotë se dy partitë e pakicave që u ankuan – për të cilat u publikuan së pari vendimet – nuk kanë të drejtë t’i zëvendësojnë kandidatët që nuk janë certifikuar.