Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se LVV-ja ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ankesën për shkelje të heshtjes zgjedhore nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq.
Kjo gjë është mohuar nga PZAP.
Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, për klankosova.tv tha se nuk kanë pranuar asnjë ankesë.
“Deri në këto momente asnjë ankesë nga asnjë subjekt politik nuk kemi pranuar”, deklaroi Desku./FrontOnline/