Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e fletëvotimeve nga mërgata, edhe pse Gjykata Supreme kishte vendosur në aktgjykimin e saj që këto vota të numërohen.
Zyrtari i VV-së, Blerim Sallahu ka paralajmëruar se Vetëvendosje do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme lidhur me numërimin e fletëvotimeve nga mërgata.
“PZAP, del kundër Aktgjykimit të Gjykatës Supreme; PZAP, refuzon si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakova të fletëvotimeve të mërgatës duke e rikthyer në zbatim nenin 96.2 të LZP-së edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykim A-A.U.ZH.nr.20/2019 se neni 96 par.2 nuk duhet të zbatohet për fletëvotimet e dorëzuara me postë nga qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Nuk do të ndalemi derisa të numërohet edhe fletëvotimi i fundit i qytetarit të Republikës së Kosovës. Prandaj vazhdojmë me ankesë në Gjykatë Supreme”, ka shkruar zyrtari i VV-së./Front Online/
https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10217470668691730