Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re të cilët ishin në një listë të përbashkët kandidimi me LDK-në, Jetlir Zyberaj.
Në njoftimin e PZAP-së bëhet e ditur se refuzohet si e pabazuar ankesat e bërë me datën 05.03.2021, nga Jetlir Zyberaj, i paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor me të cilin ka kërkuar rinumërim të votave në katër vendvotime, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Zyberaj, ku tha se tash shpresa ngelet vetëm tek prokuroria.
“Ktu, tash shpresa ngelet vetem tek prokuroria.PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit(personave) që vota nuk u figuron në formular.Ky është skandal. PZAP po legjitimon vjedhjen e votës”, shkroi ai.
Ndryshe që nga përfundimi i numërimit të votave, Jetlir Zyberaj kishte kërkuar rinumërim të votave, anipse i njëjti kishte marrë një numër të vogël të votave.
Duhet përkujtuar që së fundi pati edhe disa ankesa të kandidatëve të tjerë për deputetë lidhur me numërimin e votave, e që PZAP sot do të bëjë publike të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me këto ankesa.