Sot do të merret vendimi lidhur me ankesat e subjekteve politike të cilat nuk u certifikuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).
Vendimi për ankesat e subjekteve politike për mocertfikimin e listave me kandidatët për deputetët do të publikohet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në faqen zyrtare.
“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve. Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021”, u tha në njoftimin e së hënës të PZAP-së.
Kujtojmë që në mbledhjen e fundit KQZ nuk ka certifikuar listën e kandidatëve deputetë të subjektit politik, Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar as si subjekt politik.