×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP-ja aprovon dy ankesa, KQZ-ja do të rinumërojë votat e dy partive

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqyrtuar ankesat e gjashtë kandidatëve për deputetë, që kanë pretenduar për parregullsi në numërim të votave, ndërsa ka aprovuar të plotë ankesën e Isak Shabanit të PDK-së dhe të pjesshme ankesën e Zikreta Alitit të partisë NDS.

    Ankesat e Gëzim Dervishajt e Hajdar Sutajt të AAK-së, Dimal Bashës të Vetëvendosjes dhe Nezir Çoçajt të PDK-së janë refuzuar si të pabazuara.

    Shabani i PDK-së ishte ankuar me pretendimin se në shtatë vendvotime janë bërë ndërhyrje/përmirësime gjatë regjistrimit të votave në Formularët e Rezultateve për Kandidatë (FRK) dhe janë evidentuar numrin e vogël të votave krahasuar me atë që pretendon se ka fituar.

    Shabani thuhet se ka dorëzuar si provë formularët dhe është aprovuar ankesa e tij.Sipas PZAP-së, KQZ-ja është urdhëruar të rinumërojnë votat e deputetëve të PDK-së në shtatë vendvotime (0402x-03R, 2113-01R, 2118B-02D, 2116B-02D, 2118B-01, 2102B-01R dhe 2130B-01R).

    E si e pjesshme është pranuar ankesa e Zikreta Alitit të NDS-së. PZAP ka urdhëruar që të numërohen votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e NDS-së në vendvotimin 2009A/05D në Komunën e Prizrenit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.