Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka hedhur poshtë ankesën e VV’së për certifikimin e Listës Serbe.
Në vendim thuhet se “HUDHET poshtë e palejuar ankesa Anr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ-së Nr. 01/2328-2024, i datës 31.12.2024, dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”.
Lista Serbe s’kishte arritur të certifikohet në mbledhjen e KQZ’së mirëpo pas ankesës, PZAP i kishte dhënë të drejtë kësaj partie.Kështu, VV më 2 janar ishte ankuar prapë në PZAP kundër vendimit për certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas tyre certifikimi i Srpskas është i paligjshëm./GazetaExpress/