×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP hedh poshtë ankesën e kandidatit për deputet nga AAK, Agron Kuçi për parregullsi në votimin me postë

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kuçi, e cila kishte të bënte me pretendimet për parregullsi gjatë administrimit të numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Sipas vendimit të PZAP, ankesa e paraqitur më 18 mars 2025 u hodh poshtë si e pasafatshme, pasi ishte dorëzuar jashtë afatit ligjor prej 48 orësh nga momenti i supozuar i shkeljes, siç parashikohet në nenin 105 të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë.

    Dokumenti thekson se rezultatet përfundimtare të numërimit të votave të diasporës ishin publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 4 mars 2025, ndërsa ankesa është dorëzuar 14 ditë më vonë, duke e tejkaluar afatin ligjor.

    Në ankesën e tij, Kuçi kishte pretenduar për keqpërdorime dhe shkelje ligjore në procesin e votimit me postë nga diaspora, duke kërkuar rihapjen dhe rinumërimin e fletëvotimeve që ishin shpallur të pavlefshme nga KQZ.

    Ai argumentonte se një pjesë e konsiderueshme e votave të bashkatdhetarëve nga Juniku dhe subjektet e tjera politike, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës, ishin refuzuar padrejtësisht.

    Megjithatë, PZAP ka theksuar se kërkesa për rihapjen e këtyre fletëvotimeve nuk mund të shqyrtohet për shkak të vonesës në paraqitjen e ankesës.

    Sipas rregullave, Kuçi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga pranimi i tij.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.