Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar kërkesën e VV-së, ne lidhje me mos certifikimin e Albin Kurtit dhe pesë kandidatëve tjerë për deputetë, raporton Front Online.
Lideri i VV’së Albin Kurti është i dënuar me burgim me kusht, gjë që llogaritet se vendimi gjyqsor nuk ka prodhur pasojë juridike. Por sipas PZAP, edhe në këtë rast, sipas nenit 29 pika 1, shkronja q, të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, një personi që është i dënuar për vepër penale me vendim të prerë nuk i lejohet kandidimi për deputet.
“Lidhur me pretendimet se kandidatët si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi, nuk u është shqiptuar dënim që krijon pasoja sipas dispozitave të Kodit Penal, Paneli vlerëson se dispozita nga neni 29 par.1 pika 1) të LZP-së, nuk kërkon që të ketë pasoë juridike në raport me llojin e sanksionit penal. Në këtë kontekst edhe rrethanat tjera të nenit 29 të LZP-së, mundësojnë kufizimin e certifikimit madje jo vetëm kur kandidati ka një vendim penal të formës së prerë, mbi dënimimin e tij, por edhe kur ekziston nën akuzë nga tribunali, siç është pka n), të nenit 29 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP’së.
Ndërkohë ka rënë web faqja e PZAP-së ku është publikuar vendimi.
VV dhe partitë tjera kanë drejtë ankese në Gjykatën Supreme.