Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi.
Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi 5 milionë euro, sipas tij, të avulluara, për projektin e digjitalizimit të arsimit.
Hykmete Bajrami i ka kërkuar pushtetit ta pyetin Arben Vitinë për këtë projekt, dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin.
Postimi:
Manipulanta,
Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017.
Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt.
Unë në MASHT kam qënë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti.
.