×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin tregon se pse s’e ka uruar ende Bidenin për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin beson se ka probleme në sistemin zgjedhor në SHBA. Ai tha se kjo ishte absolutisht e qartë për të gjithë botën.

    Sipas Putinit, vetëm amerikanët mund ta vlerësojnë legjitimitetin e zgjedhjeve në Amerikë.

    Lexo Edhe:
    Nënkryetari i LDK’së: Bulliqi është uzurpator, LVV s’di të punojë për shtet
    “Ju e shihni, nëse autoritetet janë legjitime ose jo, vetëm amerikanët mund ta vlerësojnë atë” tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv Russia-1.

    Putin tha se të metat e sistemit zgjedhor amerikan mohojnë të drejtën e Shteteve të Bashkuara për të akuzuar ndonjë vend tjetër për rregulla të këqija zgjedhore, dhe theksoi se Moska kundërshton ndërhyrjen në punët e brendshme të Amerikës, ndërsa akuzoi se Uashingtoni zyrtar po e bën pikërisht atë.

    “Shikoni zgjedhjet. Ata nuk lejojnë vëzhguesit të afrohen më pak se 7 metra”, tha Putin, duke theksuar përsëri se kjo është çështje e brendshme e SHBA-së.

    Ai shpjegoi se pse nuk e ka uruar ende presidentin e zgjedhur, Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, është e nevojshme të pritet që të gjitha çështjet ligjore dhe procedurat të mbyllen, ndërsa tha se mungesa e një urimi zyrtar pnë këtë kohë për presidentin e ri të SHBA-së nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet me Uashingtonin, transmeton Express.

    “Ne e respektojmë presidentin aktual Donald Trump dhe kandidatin për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe nuk kemi asnjë problem me këtë”, tha presidenti rus, duke kujtuar se shumë liderë e kishin përgëzuar Hillary Clintonin në zgjedhjet e parafundit në SHBA, por në fund doli se Donald Trump i kishte fituar zgjedhjet.

    “Ne do të bashkëpunojmë me secilin kandidat që e ka fituar besimin e shumicës së popullit amerikan”, tha Putin duke përsëritur se nuk ka qëllime të fshehura të Moskës ose pak a shumë favorizim për njërin ose tjetrin kandidat për Shtëpinë e Bardhë.

    “Ne jemi vetëm duke pritur derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe trazirat politike në Amerikë”, përfundoi Putin. /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.