×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin tregon se pse s’e ka uruar ende Bidenin për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin beson se ka probleme në sistemin zgjedhor në SHBA. Ai tha se kjo ishte absolutisht e qartë për të gjithë botën.

    Sipas Putinit, vetëm amerikanët mund ta vlerësojnë legjitimitetin e zgjedhjeve në Amerikë.

    Lexo Edhe:
    Nënkryetari i LDK’së: Bulliqi është uzurpator, LVV s’di të punojë për shtet
    “Ju e shihni, nëse autoritetet janë legjitime ose jo, vetëm amerikanët mund ta vlerësojnë atë” tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv Russia-1.

    Putin tha se të metat e sistemit zgjedhor amerikan mohojnë të drejtën e Shteteve të Bashkuara për të akuzuar ndonjë vend tjetër për rregulla të këqija zgjedhore, dhe theksoi se Moska kundërshton ndërhyrjen në punët e brendshme të Amerikës, ndërsa akuzoi se Uashingtoni zyrtar po e bën pikërisht atë.

    “Shikoni zgjedhjet. Ata nuk lejojnë vëzhguesit të afrohen më pak se 7 metra”, tha Putin, duke theksuar përsëri se kjo është çështje e brendshme e SHBA-së.

    Ai shpjegoi se pse nuk e ka uruar ende presidentin e zgjedhur, Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, është e nevojshme të pritet që të gjitha çështjet ligjore dhe procedurat të mbyllen, ndërsa tha se mungesa e një urimi zyrtar pnë këtë kohë për presidentin e ri të SHBA-së nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet me Uashingtonin, transmeton Express.

    “Ne e respektojmë presidentin aktual Donald Trump dhe kandidatin për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe nuk kemi asnjë problem me këtë”, tha presidenti rus, duke kujtuar se shumë liderë e kishin përgëzuar Hillary Clintonin në zgjedhjet e parafundit në SHBA, por në fund doli se Donald Trump i kishte fituar zgjedhjet.

    “Ne do të bashkëpunojmë me secilin kandidat që e ka fituar besimin e shumicës së popullit amerikan”, tha Putin duke përsëritur se nuk ka qëllime të fshehura të Moskës ose pak a shumë favorizim për njërin ose tjetrin kandidat për Shtëpinë e Bardhë.

    “Ne jemi vetëm duke pritur derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe trazirat politike në Amerikë”, përfundoi Putin. /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë. “Ky shtetas, ditën e djeshme, në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore u plaçkitën dhunshëm nga depot në Gaza....
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur...
    Të tjera
    Lifestyle19 Nëntor 2024
    Edhe ata që ushtrojnë rregullisht mund të kenë një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës dhe vdekjes kardiovaskulare si pasojë e...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në disa lokacione në Mitrovicën e Veriut janë ngjitur posterë me flamurin e Serbisë dhe mbishkrimin “Ja ku jemi për Krishtlindje”. Ato...
    Lajme19 Nëntor 2024
    “Turneu i Ndryshimit” i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vahzdojë sot në Fushë Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se tubimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Njohja nga Izraeli vazhdon të jetë e njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës që nga shkurti i vitit 2021. E mungesa...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i tij ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Sipas organeve...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. 46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i  dënuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.