Presidenti rus Vladimir Putin, ka refuzuar të përgëzojë presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden.
Putin u shpreh se procesi ligjor ende nuk ka përfunduar. Ndërkohë Trump ka hapur një proces ligjor pasi pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Sipas zëdhënësit të Putinit Dmitry Peskov, Rusia do të njihte një president të ri të SHBA vetëm në konfirmimin e ‘rezultateve zyrtare’.
“Ne besojmë se gjëja e duhur që duhet të bëjmë, është të presim. Presidenti Putin në shumë raste ka thënë se ai do të respektojë çdo zgjedhje që kombi amerikan bën”, tha ai.
Gjithashtu, as presidenti kinez, Xi Jinping nuk e ka komentuar publikisht fitoren e Biden.