Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka uruar shërim të shpejtë homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili rezultoi me koronavirusin.
“Jam i sigurt se rezistenca jote e lindur dhe optimizmi do të të ndihmojnë që ta kalosh virusin vdekjeprurës”, shkruan në telegramin e udhëheqësit rus.
Gati një muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe pak ditë para debatit të dytë me rivalin demokrat Joe Biden, Donald Trumpi dhe bashkëshortja Melania rezultojnë pozitivë me koronavirusin. Njoftimin e bëri vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitivë me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trumpi.