×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin: Marrëdhëniet strategjike mes Rusisë dhe Serbisë forcohen vazhdimisht

    FrontOnline
    14 Shkurt 2025

    Në mesazhin e tij për Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis shteteve po zhvillohen në mënyrë dinamike.

    “Përgëzime të ngrohta me rastin e festës kombëtare të Republikës së Serbisë – Ditës së Shtetësisë. Marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis shteteve tona po zhvillohen në mënyrë dinamike, pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare”, ka thënë Putin.

    Ai ka shprehur besimin se lidhjet shekullore mes popujve rus dhe serb do të vazhdojnë të forcohen.

    “Jam i bindur se, duke u mbështetur në lidhjet shekullore të miqësisë vëllazërore dhe afërsisë shpirtërore që i bashkojnë popujt rus dhe serb, do të jemi në gjendje të vazhdojmë forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të dobishëm në fusha të ndryshme dhe të realizojmë projekte të përbashkëta me perspektivë”, thuhet në urimin e Putinit për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./RTK

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.