Enca prej kohësh në rrjete sociale ka hapur ‘aplikimet’ për të dashurin ideal i cili mesa duket, nuk po vjen që nuk po vjen!
Por, nëse s’ka partner, pse të mos ketë partnere?
Këngëtarja e njohur, nga Dubai ku po qëndron thuajse me kohë të plotë, është shfaqur duke puthur në buzë një vajzë.
Pas videos së puthjes, atë e ka konsideruar si të dashur duke thënë mes tjerash se “është më e mirë se e jotja”.
Por, kush është vajza?
Bëhet fjalë për modelen ruso-koreane e njohur me nofkën Bonni.
Ajo qëndron thuajse gjithë vitin në Dubai, aty ku duket të jetë njohur me Encën.
Këngëtarja shqiptare që nga dita zero e paraqitjes së parë publike të saj na e ka dëshmuar se nuk e çan kokën për paragjykime, prandaj kohë pas kohe ‘ngacmon’ ndjekësit me postime të tilla dhe thyen edhe tabu, kur është nevoja.