×
  • Kronika
  • Kronika

    Punëtorja në Fushë Kosovë denoncon shefin e saj në polici, ky arrestohet për sulm seksual

    FrontOnline
    31 Maj 2022

    Një rast “sulmi seksual” është hapur dje në Policinë e Kosovës. Një punëtore ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga shefi i saj në Fushë Kosovë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, teksa ky rast është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të PK-së.

    E pyetur se cili ka qenë vendimi i prokurorit për personin i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht punëtoren e tij, zëdhënësja Ulaj tha se i njëjti është ndaluar për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

    “Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se më 30 maj 2022, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet procedurale-ligjore, derisa, prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për t’i sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, tha Ulaj për Express.

    Ndërsa, për rastin në fjalë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 16:15.

    “SULM SEKSUAL /Fushë Kosovë 30.05.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Kronika07 Shtator 2024
    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.