Një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Kamenicë.
Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjeksor.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.