Një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar në Polici se një klient ka bërë pagesë me një kartmonedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Policia thotë se monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“FALSIFIKIM I PARASË|Babaj Bokës, Gjakovë 14.01.2023 – 00:01. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një pompë të derivateve, ka informuar se një klient ka bërë pagesë me një monedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.