Pronari i një firme private në Fushë Kosovë e ka njoftuar policinë se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete punë në vlerë rreth 9500€ dhe e kishte shitur.
Rasti kishte ndodhur 3 javë më parë.
Dje policia e Kosovës e ka arrestuar punëtorin.
Vetura i është kthyer pronarit, por jo edhe mjetet e punës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.