×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë, po kërkojnë rritje page deri në 550 euro

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës nga e hëna e 16 shtatorit kanë hyrë në grevë.

    Kërkesa e tyre është që paga të rritet në 550 euro.

    Punëtoret kanë thënë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

    Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknik të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vite janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.

    Sipas saj, operatori privat tash e sa kohë nuk është duke u përgjigjur kërkesave të tyre, teksa kërkojnë që paga e tyre të jetë 550 euro.

    “Ne kemi dalë sot të shfaqim pakënaqësitë tona që kemi për pagat shumë të ulëta. Kemi bërë kërkesa që tri vite pa ndërpre kërkesat i kemi pasur por operatori kurrë asnjë herë nuk është përgjigjur as më bërë takim me ne. Në fillim të korrikut kemi bërë një protestë me paralajmërim që në do të hymë në grevë nëse nuk ndërmerret diçka me na rrit pagat tona. Pagat ne i kemi shumë të ulët 275 euro ne i kemi pagat mujore këtu. Punojmë 8 orë, kur është seanca ne punojmë me ora të stërzgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet, nuk na paguhet, që 20 vite punoj mua nuk me paguhet as një ditë shtesë”, është shprehur Krasniqi.

    “Tash për tash paga është shumë e ulët, të gjitha institucionet paga kanë lëvizur janë bërë 405 euro këtu të na nuk ka lëvizur asgjë. Kërkesa jonë është 550. Patjetër, në nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave”, ka thënë tutje ajo/EO

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.