×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i qendrave spitalore nga e hëna në protestë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar protesta për javën e ardhshme në shenjë pakënaqësie për mos përfshirjen e punëtorëve teknikë dhe sigurimit fizik të qendrave spitalore në pagat shtesë, duke mos përjashtuar edhe hyrjen në grevë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

    Në një konferencë për media, kryetari Jusuf Azemi ka paralajmëruar se protesta do të jetë dy orësh nga e hëna në të gjitha qendrat spitalore dhe mjekësisë familjare, përfshirë edhe ambulancat.

    Azemi: Nga e hëna do të ketë protestë dy orësh

    “U mor një vendim i cili nuk është i kënaqshëm, por i cili na është imponuar dhe për shkak të mos stimulimit të punëtorëve teknikë dhe sigurimit fizikë, në të gjitha qendrat spitalore, mjekësisë familjare dhe ambulanca nga e hëna do të fillohet me protestë nga ora 10:00-12:00 dhe në të gjitha spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulanca nuk do të kryejmë asnjë shërbim”, ka thënë Azemi.

    Për më tepër, ai ka paralajmëruar se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, atëherë do të hyjnë edhe në grevë.

    Azemi: 30 për qind e punëtorëve janë të prekur me COVID-19

    “Na kanë sjellë në pozicion nga ku nuk kemi kah të shkojmë dhe tani jemi duke matur forcat me drejtësinë. Megjithatë nga java e dytë, nëse nuk do të ketë përmbushje qind për qind të kërkesave tona, ne do të hyjmë në grevë. Na vjen keq dhe kërkojmë falje nga pacientët, por mbi 30 për qind e punëtorëve të këtyre qendrave të mjekësisë familjare dhe spitaleve janë të prekur me COVID dhe shteti përveç që nuk iu ndihmoi, përkundrazi i sanksionoi dhe nuk e bëri stimulimin”, ka thënë Azemi.

    Ai ka kritikuar institucionet qendrore për shkak të përjashtimit të punëtorëve teknikë dhe sigurimi fizikë nga marrja e pagave shtesë prej 300 euro.

    Azemi: Marre për gjithë ata që na diskriminuan

    “Ne këtë javë e lamë një javë të diskutimeve ose të një arritje të ndonjë marrëveshje mes sindikatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë por në të kundërtën u mor vendim që nga java tjetër të gjithë punëtorët e sektorit privat që punojnë në institucione shëndetësore publike do të hyjmë në grevë. E gjithë ajo çfarë kemi bërë, e morëm një vendim të kthyeshëm që mos të shkojmë në hapin përfundimtar, futjes në grevë, përndryshe në bazë të diskriminimit që na është bërë si njerëz jemi të obliguar. I qoftë marre gjithë atyre që e morën këtë vendim dhe na diskriminuan. Si është e mundur që një jetë e një njeriu të jetë e vlefshme dhe një jetë e një njeriut tjetër të jetë e pavlefshme? Si mund të stimulohet një jetë e një mjeku e të mos stimulohet një jetë e një punëtori të thjeshtë?”, ka thënë Azemi.

    Ndryshe, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka kërkuar që edhe këta punëtorë të përfshihen në shtesat e pagave që kanë marrë mjekët dhe infermierët, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës. Sipas aktakuzës...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka filluar procedurat për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit. Këtë vit komuna ka shpërblyer dy kompani për...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim pasurie....
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Është arrestuar dje një i mitur në Gjakovë, pasi i njëjti gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e një motoçiklete në garazhin e një shtëpie në Bardhosh të Prishtinës, përcjell Gazeta Express....
    Lajme19 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Gjakovë Sipas policisë, shoqja e saj ka njoftuar se e njëjta...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore u plaçkitën dhunshëm nga depot në Gaza....
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deklarata e kryeministrit Kurti lidhur me çështjen e gjuhës shqipe ka nxitur reagime te politikanët shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Lideri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.