×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Punëtorët nga Azia mbushin boshllëkun në Kosovë, ekspertët druajnë se ikja e kosovarëve do të vazhdojë

    FrontOnline
    10 Shtator 2023

    Tregu i punës në Kosovë kohëve të fundit po përballet me një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Kjo për shkak se shumë të rinj po e braktisin vendin.

    Kështu thuhet në një studim të Aleancës Kosovare të Bizneseve. Sipas të dhënave nga tereni, qindra vende pune të mbetura bosh në shumë sektorë, po plotësohet nga shtetas të huaj.

    “Kanë ardhur punëtor nga Bangladeshi, India. Deri më tani janë mbi 500 punëtorë që kanë ardhë dhe trendi për me ardhë është në rritje. Nuk ka sektor të caktuar që nuk ka, qoftë në sektorin e ushqimor, qoftë sektori ndërtimor, i bujqësisë, të gjitha këto sektore janë duke punësuar këtë fuqi punëtore e cila për momentin është një zgjedhje e shpejtë por, në afat gjatë është një zgjedhje e keqe sepse kjo na rrezikon që të ndryshojë në të ardhmen e demografisë se popullatës së Kosovës, për arsye se të rinjtë tonë po ikin në Evropë, ndërsa, vendet e zbrazëta po plotësohen me qytetarë të vendeve të Azisë”, tha për RTV 21 kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

    Mungesa e punëtorëve mund të theksohet edhe më shumë, pas një janarit 2024, kur pritet të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, druajnë pronarët e bizneseve.
    Profesori Bedri Statovci, i cili ka një lokal gastronomie, thotë se tashmë biznesi i tij po funksionon me një numër të kufizuar punëtorësh.

    ”Ju e dini se trendi i ikjes është masiv, për mua është edhe shqetësues. Me ju thanë të drejtën edhe këta që i kemi, nuk është e sigurt dita e nesërme sepse si të ju lejohet ndonjë vizë apo të iu mundësohet ndonjë kanal i ikjes ose largimit nga Kosova, edhe ata pa lajmëruar fare, vetëm kur na lajmërojnë nga një shtet nga Kroacia, Sllovenia ose nga ndonjë shtet tjetër, na kemi arrit këtu”, deklaroi Bedri Statovci, profesor.

    Profesori universitar, Muhamet Mustafa, thotë se sektori privat ka ngecur me pagat dhe nuk është vend atraktiv për punësim.

    Sipas tij, kjo është arsyeja që Kosovën po e braktisin shumë qytetarë.

    ”Derisa nuk rregullohet tregu i punës, deri të bahet një balancim i kërkesës, ofertës në tregun e punës dhe derisa të detyrohen patjetër edhe spitalet po edhe MSH edhe arsimit edhe sektori privat ka me u detyrua me i rritë pagat, sepse nuk mundet ndryshe me gjet punëtorë, me gjet punëtorë me 250 euro, ajo ka vdekur. Duhet të shkojnë pagat mbi 400-500 euro. Në qoftëse dëshiron me mbajt punëtorë ti duhesh me ndryshua rrënjësisht…”, tha Mustafa.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjetjet e vitit 2022 tregojnë se nga 38.6% e popullsisë që është ekonomikisht aktive, 12.6% janë të papunë.

    “Nga popullsia në moshë pune, 61.4 % nuk janë ekonomikisht aktiv, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktiv në kërkim të punësimit. Nga 38.6 % (461 894 persona) e popullsisë, që është ekonomikisht aktive, 12.6 % (58 081 persona) janë të papunë. Sipas raporti të punësimit ndaj popullsisë (shkalla e punësimit), 33.8 % (403 813 persona) janë të punësuar.”

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbi 1 mijë e 500 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Thirrja e Vullnetit që paratë e çmimit të Big Brother VIP Kosova 3, të qëndrojnë në Kosovë ka trazuar të gjithë shtëpinë....
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë një momenti të diskutimit në Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti i bëri një pyetje Vullnetit. “A do të ishte...
    Vip10 Janar 2025
    Në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’ ka shpërthyer debati i nisur tash e disa ditë për ndarjen e çmimit të madh. Vullneti...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë pyetur moderatorin Alaudin Hamiti se pse Gjesti nuk është në “Prime”. “Ku është Gjesti”, pyeti Xheneta. Alaudini i tha se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.