Pas arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e llogarive, Sindikata e PTK-së ka marrë vendim për suspendimin e grevës dhe protestave të përgjithshme.
Telekomi dhe kompania Dardafon, me ndërmjetësimin dhe garancinë edhe nga Qeveria e Kosovës, kanë arritur sot marrëveshje për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit.
Marrëveshja për shlyerjen e borxheve të Telekomit ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të korporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri.
Sipas marrëveshjes, Telekomi obligohet brenda 24 muajve, duke filluar nga 15 janari i vitit 2021, të shlyejë komplet borxhin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore.
Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës, i ishin bllokuar llogaritë më 15 korrik nga përmbaruesi privat si pasojë e borxhit prej rreth 25 milionë eurosh nga kompania Dardafone (Z Mobile) që kishte fituar gjykimin në Arbitrazh, për rastin me Z-Mobile.
Vendimi për bllokim kishte ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia njohu të drejtën kompanisë “Dardafone” për përmbarimin e borxhit milionësh duke ia refuzuar kundërshtimin e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
Pas bllokimit të llogarive, më 31 korrik kishte ndodhur një takim ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti, kryetarit të bordit të Drejtoreve të Telekomit, Mehmet Berisha, ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuqi ishte arritur marrëveshje që të zhbllokohen të gjitha llogarite bankare të Telekomit.
Në atë takim palët ishin dakorduar që të bëhet pagesa e borxhit ndaj Dardafon, më së largu deri me 30.10.2020./FrontOnline/