×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Punësimet e jashtëligjshme të kryera nga drejtori i ujësjellësit “Prishtina”

    FrontOnline
    11 Shtator 2019

    Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike ujësjellësi “Prishtina” Ilir Abdullahu vetëm gjatë vitit që lamë pas në kundërshtim me ligjin ka punësuar në ndërmarrjen që ai menaxhon një numër të konsiderueshëm të punëtoreve, e të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkursin.

    Në një raport konfidencial të përpiluar nga zyra e Auditorit të Brendshëm (ZAB) e të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se ZAB-ja gjatë punës audituese ka analizuar kushtet e veçanta (obligative) të kërkuara në konkurse për kandidatet me të suksesshme.

    “Nga analizat e bëra konsiderojmë se në rastet e identifikuara kandidatet e suksesshëm nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara” thuhet në raportin e siguruar nga Front Online.

    Aty më tutje thuhet se të pozita e punës për punësimin e 3 arkëtareve është konstatuar se diploma e shkollës së mesme e njërit prej tre kandidateve (emër i njohur për redaksinë) nuk e ka diplomën adekuate të shkollës sipas konkursit të kërkuar.

    Sipas konkursit është kërkuar që për këtë pozitë punë gjimnazi drejtimi ekonomik, juridik, apo edhe gjimnazi i përgjithshëm, e deri sa kandidatja e përzgjedhur sipas raportit konfidencial të Zyrës së Auditorit të Brendshëm ka ofruar diplomën e shkollës së mesme, drejtimi teknik.

    Front Online i ka dërguar pyetje krye shefit dhe zëdhënëses së kësaj kompanie publike, por nga ata nuk ka marrë përgjigje.

    Po ashtu “Front Online” gjatë ditëve në vijim do të publikoj dokumente rreth shkeljeve të shumta ligjore që kanë ndodhur në Ndërmarrjen Publike e cila drejtohet nga Ilir Abdullahu

     

    Po ashtu, ditë më parë “Front Online”  ka raportuar se Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Qendrore, Ujësjellësi “Prishtina”, Ilir Abdullahu vetëm gjatë vitit që lamë pas ka punësuar hiç më pakë se 39 persona, të cilëve ai iu ka krijuar pozita të punës jashtë planit.

    Në raportin e auditorit të brendshëm të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se numri i të punësuarave në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018 ka një rritje të theksuar për 39 të punësuar në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018, ndërsa në krahasim me numrin e numrin e të punësuarave  për vitin 2017 është rritur për 49 të punësuar.

    “Ka krijim të vendeve të punës pa qene në rregulloren e brendshme, por edhe pozitat që nuk janë në rregulloret e brendshme ekzistojnë kërkesat/ arsyeshmeria e njësive përkatëse dhe gjithashtu aprovimi i Kryeshefit Ekzekutiv për pozita të tilla” thuhet në raportin e auditorit të brendshme të cilin e ka siguruar “Front Online”.

    Po ashtu, para pakë ditësh Front Online ka raportuar se një konzorcium i kompanive nga Beogradi ka fituar së fundi tender në njërën nga kompanitë më të madhe publike të Kosovës.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ku konzorciumi i kompanive “Vlera SHPK dhe EKO DEZ DOO Beograd” kanë fituar kontratë në vlerë prej rreth 10 mijë euro nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”.

    Ky konzorcium i kompanive ka fituar kontratën për dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin e objekteve të KRU “Prishtina”.

    Në garën për ta fituar këtë tender nga “Ujësjellësi” kishin qenë tri kompani, ku një kompani tjetër vendore kishte konkurruar me çmim prej 11.328 euro, ndërsa oferta më e shtrenjtë nga kompania vendore ka qenë 19.635 euro.

    Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, i ka deklaruar portalit “Front Online” se kontrata me konzorciumin nga Beogradi ka filluar të implementohet  menjëherë pas nënshkrimit të saj.

    “Me kontratë është shpërblyer Operatori Ekonomik VLERA SH.P.K me seli ne Shtime”, ka thënë Mjeku, duke pranuar se EkoDez nga Beogradi ka qenë njëri nga anëtarët e grupit të operatorëve.

    “KRU Prishtina sh.a, ka nënshkruar kontratë me OE Vlera SHP”, ka potencuar ajo.

    Përndryshe, Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në nëntor të vitit të kaluar ka marrë vendim që t’i vendos taksë 100 për qind mallrave nga Serbia. Madje taksës prej asaj kohe i nënshtrohen edhe markat e huaja që prodhohen në Serbi.

    Zyrtarët qeveritarë disa herë kanë përsëritur se duhet favorizuar vetëm kompanitë vendore në tenderët publik, përderisa në Kosovë operojnë disa kompani vendore që janë të specializuara për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim.

    Megjithatë, zëdhënësja Mjeku arsyetohet se Ligji i Prokurimit Publik nuk ia ndalon shpërblimin e kontratave tek operatorët ekonomik vendor edhe nëse ata kanë anëtar në grup, të cilët nuk janë vendor./ Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Hulumtime15 Tetor 2024
    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Aulona Konjuhi Qindra vetura zyrtare janë pajisur me targa civile gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak...
    Hulumtime19 Shtator 2024
    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka lëshuar sot ‘bombën’. Ajo ia tregoi Gjestit planin e saj për ta...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.